Gërvalla në Dubrovnik: Forcimi i bashkëpunimit rajonal kërkon përkushtim të ndërsjellë institucional

by engel

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Dubrovnik me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Timço Mucunski, në kuadër të një forumi diplomatik rajonal që synon rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe nxitja e projekteve të përbashkëta, që synojnë zhvillimin ekonomik dhe ndërlidhjen infrastrukturore mes vendeve fqinje. Sipas ministres Gërvalla, çelësi për suksesin e këtyre iniciativave qëndron në përkushtimin institucional të të dyja palëve.

banner

“Bashkëpunimi ndërkufitar dhe shtyerja përpara e projekteve të përbashkëta rajonale mund të ecin përpara vetëm nëse ekziston përkushtim i ndërsjellë institucional,” theksoi Gërvalla në një postim pas takimit.

“Duhet të fokusohemi në iniciativa konkrete që jo vetëm forcojnë marrëdhëniet tona bilaterale, por edhe kontribuojnë në stabilitetin dhe integrimin e rajonit tonë në Bashkimin Evropian.”

Homologu i saj, ministri Mucunski, ka shprehur gatishmëri të plotë për bashkëpunim dhe ka vlerësuar Kosovën si një partner të rëndësishëm në nismat rajonale.

Të dy diplomatët kanë riafirmuar mbështetjen reciproke për agjendat evropiane të vendeve përkatëse dhe përpjekjet për të rritur prezencën e tyre në forume ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy