Hoti akuza Osmanit për Marrëveshjen e Washingtonit: “Hipokrizi dhe mashtrim politik”

by engel

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentes Vjosa Osmani, e cila gjatë vizitës në SHBA tha se Marrëveshja e Washingtonit e vitit 2020 është zbatuar dhe ka qenë shumë e rëndësishme për Kosovën.

Këto komente kanë provokuar ish-Kryeministrin e Kosoves, z.Avdullah Hotin. Hoti, i cili nënshkroi marrëveshjen në emër të Kosovës gjatë mandatit të tij, i ka quajtur komentet e Osmanit “hipokrizi të radhës” dhe “mashtrim politik”.

banner

Në një postim në mediat sociale, Hoti ka kujtuar se Osmani dikur e cilësonte Marrëveshjen e Washingtonit si cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin. “Sot, pas 5 vitesh, ajo e quan ‘marrëveshje të mirë’ dhe pretendon se ‘e kemi zbatuar’,” shkroi Hoti, duke e akuzuar Presidenten se po ndryshon qëndrim për përfitime politike.

Sipas z.Hoti, ky ndryshim qëndrimi lidhet me përpjekjen për të përvetësuar meritat e marrëveshjes në kontekstin e ndryshimeve politike në SHBA.

Hoti ka theksuar se as Osmani dhe as Kryeministri Albin Kurti nuk e kanë zbatuar marrëveshjen, por, përkundrazi, e kanë luftuar atë. “Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më e rëndësishme se interesi shtetëror,” ka shtuar ai, duke e cilësuar qëndrimin e Osmanit si “kulmi i mashtrimit politik”.

Ky reagim vjen në një kohë kur debati për Marrëveshjen e Washingtonit vazhdon të nxisë polemika në skenën politike të Kosovës, duke nxjerrë në pah ndarjet mes figurave kryesore politike për meritat dhe zbatimin e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy