Rikthimi i Hysajt apo lamtumira finale? Sinjalet nga Lazio ngjallin dyshime

by informim peje

Futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatin italian janë kthyer në një shtyllë të rëndësishme të Kombëtares kuqezi. Serie A mbetet një ndër kampionatet më prestigjioze në botë, dhe fakti që një pjesë e mirë e kontingjentit të Sylvinhos luan në Itali, sjell përfitime të mëdha në rritjen e nivelit individual dhe kolektiv të skuadrës tonë përfaqësuese.

Përtej atyre që janë tashmë të konsoliduar në ekip, ditët e fundit vëmendja ka qenë e përqendruar te Kristjan Asllani, mesfushori 22-vjeçar që ka kontratë me Interin. Sipas mediave italiane, klubi zikaltër po shqyrton shitjen e tij për të krijuar hapësira financiare, por lojtari nuk ka dhënë ende sinjale se është i gatshëm të largohet. Asllani mbetet një projekt i rëndësishëm për të ardhmen, dhe qëndrimi i tij në një klub të nivelit të lartë si Interi do të ishte një aset i madh edhe për Kombëtaren.

banner

Ndërkohë, dje kanë ardhur lajme pozitive për dy emra të tjerë të rëndësishëm që luajnë në Itali: Elseid Hysaj dhe Elhan Kastrati.

Veterani i mbrojtjes kuqezi, Elseid Hysaj, është paraqitur në vizitat mjekësore me Lazion, së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. Edhe pse ka pasur spekulime për largimin e tij nga “biancocelestët”, sinjalet janë pozitive. Mbrojtësi 31-vjeçar nuk është më një titullar i padiskutueshëm, por vazhdon të jetë një element me peshë në dhomat e zhveshjes dhe një lojtar me eksperiencë të vyer për stolin teknik.

Hysaj numëron 126 ndeshje me fanellën e Lacios dhe ka qenë një figurë konstante në Serie A prej më shumë se një dekade, që nga koha te Empoli dhe Napoli. Ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në kryeqytet, me kontratën që përfundon në verën e ardhshme, ndaj forma e tij këtë sezon do të jetë vendimtare për të ardhmen.

Në anën tjetër, portieri Elhan Kastrati, një tjetër lojtar me potencial për përfaqësuesen, raportohet se mund të rikthehet te Peskara. Pas eksperiencës me Cittadella-n në Serie B, Kastrati ka treguar siguri mes shtyllave dhe rikthimi te Peskara shihet si një hap drejt më shumë minutazhi dhe një ambienti ku ai mund të jetë protagonist absolut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy