Të premten, Departamenti Amerikan i Shtetit nisi një fushatë të gjerë shkarkimesh, duke njoftuar largimin e mbi 1300 punonjësve, si pjesë e strategjisë së presidentit Donald Trump për zvogëlimin e administratës federale.
Sipas të dhënave zyrtare, 1107 nëpunës civilë dhe 246 punonjës të shërbimit diplomatik janë informuar përmes emailit mbi vendimet e pushimit nga puna.
Afate të diferencuara për largimin:
Diplomatët do të largohen pas 120 ditësh, duke hyrë menjëherë në pushim.
Nëpunësit civilë do të lënë postin pas 60 ditësh, sipas burimeve nga Reuters.
Ky zhvillim vjen në vazhdën e vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së, e cila pak ditë më parë hapi rrugën për realizimin e shkarkimeve masive në nivel federal. Viti i kaluar e gjeti Departamentin e Shtetit me një numër mbi 80 mijë punonjës në mbarë botën, ndër të cilët rreth 17,700 në SHBA.
Sinjale për ristrukturim të gjerë Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar për një ristrukturim të thellë që pritet në fund të prillit, duke ndarë publikisht propozime për uljen e stafit me 15%, përmes Ministrisë së re të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), një strukturë që më parë ishte nën drejtimin e Elon Musk.