Vuçiq mohon pretendimet e Presidentes Osmani: “S’kemi aktivizuar asnjë ushtar, jemi të përkushtuar për zhvillim, jo konflikte”

by engel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke mohuar se Serbia po përgatit ndonjë veprim ushtarak apo përshkallëzim të situatës në rajon. Deklarata e tij erdhi gjatë një vizite në Petrovaradin, ku po inspektohej ndërtimi i një ure të re.

I pyetur nga gazetarët për koment mbi qëndrimet e Presidentes Osmani, Vuçiq tha se ka zhvilluar mëngjesin e sotëm takime me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe hodhi poshtë çdo akuzë për përgatitje për konflikt.

banner

“Nuk kemi lëvizur asnjë ushtar, asnjë makineri nuk është lëvizur. Serbia nuk mendon për luftë, por për punë dhe zhvillim,” tha Vuçiq, duke shtuar se “ata që flasin vazhdimisht për luftë duket se kanë faje të brendshme dhe kërkojnë të shpikin një armik të jashtëm”.

Më tej, Vuçiq përdori një ton ironik për të komentuar deklaratat e Presidentes Osmani:

“Nuk jam mjek. Për disa deklarata nevojiten mjekë me përvojë, jo politikanë. A mendoni vërtet se ndonjë lëvizje ushtarake do t’u shpëtonte syve të amerikanëve apo kinezëve?”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara, ka paralajmëruar se Serbia po përpiqet të destabilizojë rajonin dhe ka falënderuar SHBA-të për rolin e tyre në parandalimin e një përshkallëzimi të mundshëm.

Ajo ka theksuar se “presioni ndërkombëtar, përfshirë edhe nga presidenti Trump në të kaluarën, ka qenë vendimtar për të ndalur planet destabilizuese të Serbisë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy