Zbulohet drogë dhe telefon celular në tualetin e burgut të Dubravës

by engel

Gjatë një kontrolli të rregullt dhe të planifikuar në ambientet sanitare të Qendrës Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë zbuluar një sasi të dyshuar të substancës narkotike marihuanë dhe një pajisje telefonike të kontrabanduar.

Sipas raportit zyrtar, në tualetet brenda institucionit, janë gjetur 94 gramë marihuanë dhe një telefon celular, të cilat dyshohet se janë futur në mënyrë të kundërligjshme brenda objektit.

banner

Pas zbulimit të materialeve të ndaluara, është njoftuar Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) nga Peja, i cili ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ka marrë në posedim provat dhe ka nisur procedurat hetimore për identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të paparalajmëruara për të parandaluar kontrabandën me substanca të ndaluara dhe pajisje të palejuara brenda ambienteve të burgjeve, si dhe garanton bashkëpunim të plotë me organet hetimore për ndriçimin e këtij rasti.

Institucioni mbetet i përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë brenda objekteve korrektuese dhe mbrojtjen e integritetit të sistemit penitenciar në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy