Evropiani i Femrave/ Franca dhe Anglia në çerekfinale

by Nexhat

Franca dhe Anglia janë kualifikuar në çerekfinalet e Kampionatit Evropian për femra që po mbahet në Zvicër.

Franca mundi Holandën, me rezultat 5-2, të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së tretë në Grupin D.

banner

Taletti (22’), Katoto (61’) dhe Cascarino (64’, 67’), shënuan për fitoren e skuadrës franceze e cila si lideri i grupit më nëntë pikë të tubuara kalon në rundin tjetër, derisa për Holandën, e cila këtu e mbyll aventurën në këtë Evropian, realizuan Pelova (26’) dhe Bacha (41’, autogol).

Fitore tejet të rëndësishme dhe të thellë ka shënuar Anglia, e cila deklasoi Uellsin, me rezultat 6-1. Stanway (13’), Toone (21’), Hemp (30’), Russo (44’), Mad (73’), Beveer-Jones (89’) dhe Karchaoiu (90+2’), realizuan për Anglinë, e cila me gjashtë pikë të tubuara kalon në rrethin tjetër të këtij eventi futbollistik, kurse, Uellsin golin e nderit e shënoi Cain (63’).

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy