Sveçla pyetet sërish për sulmin nga Serbia që u tha se u parandalua: Le të vjen zonja Osmani dhe pyeteni atë

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka refuzuar sërish të flasë për deklaratat e presidentes Vjosa Osmani se presidenti amerikan, Donald Trump e parandaloi një sulm nga Serbia ndaj Kosovës “javëve të fundit”.

Ndërsa po shkonte në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive, Sveçla tha: “Le të vjen zonja Osmani dhe pyeteni atë. Nuk mund t’i komentoj deklaratat e Presidentes”.

banner

Osmani po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku ka “konfirmuar” se Trump së fundmi e ka ndalur konfliktin.

Trump ka përsëritur disa herë kohët e fundit se Serbia “po përgatitej për luftë” në Kosovë dhe se ai e ka ndalur këtë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy