Zbardhen detaje nga vrasja në Batincë, vajza e ushtarit kishte refuzuar martesën me dorasin

by Nexhat

Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet për vrasjen e Agim Muharremit, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut, që u vra më 11 korrik në hyrje të fshatit Batincë.

Sipas dëshmisë së vajzës së viktimës, E.M. (20), autori i dyshuar, XH.M., e kishte kërcënuar më herët sepse ajo kishte refuzuar të martohej me të, transmeton klankosova.tv.

banner

Mëngjesin e ngjarjes, sipas tetovasot, ai tentoi ta kontaktonte, por u injorua.

Pak orë më vonë, ai bllokoi rrugën dhe qëlloi me armë ndaj babait të saj, duke e lënë të vdekur.

”A.M. dhe E.M. ishin nisur me veturë drejt shtëpisë së tyre në Batincë, por në hyrje të fshatit, rruga ishte bllokuar nga një veturë tjetër, nga e cila kishte dalë XH.M., i cili ka shtënë me armë në drejtim të A.M. dhe e ka plagosur për vdekje”, thuhet në raport.

Muharremi nuk ishte në detyrë në momentin e vrasjes.

Autori është ende në arrati, ndërsa policia ka nisur hetime për të zbuluar nëse është ndihmuar nga persona të tjerë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy