Zyrtari i State Departmentit shkon në Film City, Komandanti i KFOR’it e informon për sigurinë në Kosovë dhe rajon

by Nexhat

KFOR ka njoftuar se komandanti Enrico Barduani është takuar me Zyrtarin e Lartë të DASH’it për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.

Hanrahan ka qenë i shoqëruar nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

banner

KFOR thotë se Barduani ka dhënë një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Gjeneralmajor Barduani dha një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon dhe për përpjekjet e KFOR-it. Ai nënvizoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme anembanë Kosovës. Ai përshëndeti gjithashtu kontributin e gjatë dhe të vazhdueshëm të SHBA në përpjekjet e KFOR-it dhe stabilitetin rajonal.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy