Enzo Maresca, nënshkrimi më i lirë dhe më fitimprurës i Chelseat të çuditshëm që harxhoi mbi 1 miliard euro

by Nexhat

Chelsea ka gjetur te Enzo Maresca njeriun e duhur – dhe këtë herë nuk ka pasur nevojë të shpenzojë miliona.

Vetëm 12 milionë euro ishte klauzola e lirimit nga Leicesteri, një shifër simbolike për një trajner që ka sjellë dy trofe në “Stamford Bridge” në sezonin e tij të parë: Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për Klube. Ky investim modest është kthyer në fitime të mëdha dhe ka sjellë lavdi sportive që mund të blinte dhjetë trajnerë të tjerë.

banner

Enzo Maresca nisi kohën e tij si trajner në vitin 2017 si asistent te Ascoli, për të vazhduar me ekipin rezervë të Manchester Cityt, pastaj si ndihmës i Pep Guardiolas. Më pas drejtoi Parmën, ku u shkarkua, e më vonë ndihmoi Leicesterin të rikthehej në Ligën Premier.

Në verën e vitit 2024, ai mori drejtimin e Chelseat dhe në pak muaj e ktheu skuadrën në kampione bote, me një fitore të qartë ndaj PSG-së në finalen e zhvilluar në New Jersey.

Detyra e parë që iu dha Marescas ishte të pastronte rrëmujën – një mision që shumë të tjerë e kishin provuar dhe kishin dështuar. Por ndryshimi me të ishte qasja: më pak fjalë dhe më shumë punë. Ai bëri zgjedhje të mençura me lojtarët që u bashkuan, por ajo që e veçon më shumë është se vlerësoi lojtarët që tashmë ishin aty, të mbingarkuar nga çmimet e larta të transferimit.

Maresca riktheu në formë Cucurellën dhe Caicedon, duke i përdorur me efikasitet dhe besim. Një tjetër goditje ishte aktivizimi i duhur i Joao Pedros, i cili u përshtat menjëherë me filozofinë e skuadrës.

Në finalen ndaj PSG-së, Chelsea dominoi me qartësi dhe disiplinë. Topa të vazhdueshëm në krah, fizikalitet dhe kontroll i duelit, me Malo Guston që bllokoi gjithçka dhe Robert Sánchez që udhëhoqi nga porta.

Ishin të qartë, të organizuar dhe të vendosur që nga minuta e parë. Trajneri e kishte përgatitur gjithçka me detaj, dhe para golit të parë, Chelsea kishte krijuar tri raste të pastra shënimi.

Italiani e shkatërroi PSG-në e Luis Enrique në vetëm 45 minuta dhe ia doli ta bëjë Chelsean kampione bote me stil.

Me vetëm 64 ndeshje në stolin e “Blues”, Maresca ka arritur më shumë se çfarë shumë të tjerë s’mundën për vite. Ai ka hyrë në elitën e trajnerëve evropianë jo vetëm për trofetë, por për mënyrën se si e ka transformuar Chelsean në një skuadër fituese me identitet të qartë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy