KEK merr dritën e gjelbër nga OSHP, vazhdon projekti për rehabilitimin e njësisë A3 në Termocentralin Kosova A

by Nexhat

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK),  ka njoftuar se projekti kapital për “Rehabilitimin dhe Modernizimin e Njësisë A3” në Termocentralin Kosova A do të vazhdojë, pasi Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka hedhur poshtë ankesën e një operatori ekonomik.

“Projekti, i cili ishte pezulluar përkohësisht për shkak të një ankese të paraqitur nga një Operator Ekonomik në OSHP, ka marrë tashmë dritën e gjelbër për të vijuar”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

banner

OSHP ka vendosur më 10 korrik që ankesa ishte “e palejuar” dhe ka ripohuar ligjshmërinë dhe korrektësinë e plotë të veprimeve të ndërmarra nga KEK.

KEK rithekson se është i përkushtuar që ky projekt strategjik për sektorin energjetik të realizohet me “transparencë të plotë, integritet dhe profesionalizëm”, duke u bazuar në standardet më të larta të prokurimit publik dhe me dokumentacion të përgatitur në bashkëpunim me ekspertët vendorë dhe konsulencën e USAID.

Për të garantuar transparencë, KEK ka paralajmëruar se më 17 korrik 2025, në orën 13:00, në sallën e takimeve në TC Kosova B, do të bëhet hapja zyrtare e aplikimeve të operatorëve ekonomikë përmes platformës e-prokurimit, proces ky që do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin social zyrtar të KEK Sh.A.

“Korporata mbetet e vendosur që këtë projekt jetik ta çojë deri në fund, duke garantuar konkurrencë të ndershme, transparencë të mirëfilltë, zbatim të ligjit dhe përkushtim maksimal për të ardhmen energjetike të vendit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy