Mediumi spanjoll zbulon se sa ndeshje mund të dënohet Luis Enrique pas gjestit të pahijshëm në finale

by Nexhat

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, humbi qetësinë pas humbjes 3-0 ndaj Chelseat në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA 2025.

Pas përfundimit të ndeshjes, ai u përfshi në një incident mes Joao Pedros dhe portierit Gianluigi Donnarumma.

banner

Enrique reagoi në mënyrë të papritur dhe agresive, duke u përpjekur ta kapte për qafe lojtarin Joao Pedro.

Më pas, ai e shtyu Pedron përtokë, duke shkaktuar tensione të mëdha në fushë pas ndeshjes.

Veprimi i tij pritet të mos kalojë pa pasoja, dhe sipas “Mundo Deportivo”, trajneri spanjoll mund të përballet me pezullim.

Raportohet se Enrique rrezikon të paktën tre ndeshje jashtë pankinës për sjelljen e tij të papërshtatshme.

FIFA pritet të shqyrtojë incidentin dhe të vendosë zyrtarisht për masën disiplinore që do të merret ndaj tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy