Modriç arrin në Milano

by Nexhat

As-i kroat Luka Modriç, ka mbërritur në Milano për të kryer testet mjekësore me AC Milan, përpara zyrtarizimit të transferimit të tij të shumëpritur.

Ish-futbollisti i Real Madridit,  i është bashkuar kuqezinjve si lojtar i lirë, pasi ka arritur marrëveshje me klubin italian që para nisjes së Kupës së Botës për Klube.

banner

Modriç ndodhet aktualisht në klinikën “Madonnina” në Milano, ku po i nënshtrohet fazës së radhës së kontrollit mjekësor. Testet paraprake ai i kreu muajin e kaluar, menjëherë pasi ra dakord me Milanin për kushtet personale të kontratës.

Pas mbërritjes në aeroportin Malpensa mëngjesin e sotëm, Modriç u nis drejt klinikës në Lombardi dhe ka nisur tashmë analizat mjekësore.

Pasi t’i përfundojë ato, mesfushori do të vazhdojë në qendrën e Milanos për një ekzaminim të përgjithshëm të gjendjes fizike, përpara se të niset drejt kompleksit stërvitor Milanello, ku pritet të nënshkruajë kontratën dhe të realizojë xhirimet zyrtare për prezantimin te kuqezinjtë.

Me këtë lëvizje, Modriç i jep fund një epoke të lavdishme në Real Madrid dhe hap një kapitull të ri në elitën e futbollit italian, në moshën 39-vjeçare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy