Rikthimi i Kessie në Serie A më se i mundshëm – Juventus po monitoron situatën e tij

by Nexhat

Pas lidhjeve me Romën, tani edhe Juventusi po përmendet si një destinacion i mundshëm për mesfushorin ish-lojtar të Milanit, Franck Kessie, i cili aktualisht luan për Al-Ahli në Arabinë Saudite. 

Mediat kishin raportuar më herët se mesfushori nga Bregu i Fildishtë dëshiron një rikthim në Serie A, pasi ka përvojë me Atalantan dhe Milanin.  

banner

Për shkak të lidhjes së mëparshme me trajnerin Gian Piero Gasperini gjatë kohës te Atalanta, Roma u përfol si destinacion i mundshëm, por bisedimet nuk avancuan kurrë. 

Tani, sipas raportimeve të Calciomercato.com, Juventusi po ndjek nga afër situatën dhe mund të bëjë një ofertë gjatë kësaj vere. 

Kessie u transferua nga Barcelona te Al-Ahli për 12.5 milionë euro në gusht të vitit 2023, por kontrata e tij përfundon në qershor 2026, duke e bërë një opsion shumë më ekonomik se disa muaj më parë. 

Meqenëse Juventusi po përpiqet të transferojë Nico Gonzalez drejt Arabisë, konkretisht te Al-Ahli, ekziston mundësia që ai të përfshihet si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit për të sjellë Kessie në Torino.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy