Takimi me emisaren britanike, Abdixhiku flet me të për krizën institucionale

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të Dërguarën e Posaçme të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.

Abdixhiku ka thënë se me të ka folur edhe për krizën institucionale, duke thënë se është e domosdoshme të formohen institucionet.

banner

Në këtë takim siç tregon Abdixhiku është folur edhe për rrugëtimin e shpejtë të Kosovës në familjen euroatlantike.

“Sot, pata kënaqësinë të mirëpres në Selinë Qendrore, të Dërguarën e Posaçme të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, znj. Karen Pierce. Ajo është jo vetëm një njohëse e rrugëtimit tonë shtetformues, por një diplomate me histori aktive në këtë rrugëtim. Në rolin e saj të tanishëm, prezenca e saj është mundësi e shkëlqyeshme për Republikën e Kosovës.  Me znj. Pierce diskutuam për zhvillimet më të fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi krizën institucionale që po e pengon funksionalizimin e institucioneve të Kosovës. Nënvizova domosdoshmërinë urgjente për krijimin e institucioneve legjitime dhe funksionale, duke theksuar se zvarritja e këtij procesi po ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve tanë”.

“Gjithashtu, fola edhe për nevojën e rrugëtimit të shpejtë të Kosovës në familjen euroatlantike. Duke parë mundësinë e mirë gjeopolitike, duke parë hapat dhe interesin evropian ndaj Shqipërisë dhe Malit të Zi, Kosova duhet të vendosë veten në rresht të tyre; jo në ngecje me Serbinë. Për këtë na duhet një qeveri e përgjegjshme, që shfrytëzon mundësitë historike. I shpreha znj. Pierce mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Republikës së Kosovës në forcimin e institucioneve demokratike dhe në rrugëtimin tonë ndërkombëtar”, ka thënë Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy