Trumpi thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

by informim peje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në një takim që po zhvillon me Shefin e NATO-s, Mark Rutte në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, sërish ka deklaruar se e ka ndalur luftën mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai duke renditur disa vende për të cilat thotë se ka ndikuar që të mos ketë luftë mes tyre, ndër to kanë qenë edhe Kosova dhe Serbia.

banner

Deklaratën e Trump të bërë javë më parë e konfirmoi edhe Presidentja Vjosa Osmani, ditë më parë i ka konfirmuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se e ka shmangur një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë në Kosovë nga Serbia. por në rastin e fundit, Osmani ka theksuar se Trumpi e ka parandaluar një eskalim të kohëve të fundit.

Për deklaratën e Osmanit reagoi Emisari Amerikan, Richard Grenell, i cili e ka quajtur “manipulim të fjalëve të Donald Trump”, fjalët e Presidentes, referuar presidentit amerikan se “javët e fundit” e ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump. Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Washingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”, shkroi Grenell të dielën e 13 korrikut në “X”.

Pretendimet e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, kanë tërhequr vëmendje, por edhe kanë krijuar konfuzion, pasi në opinionin publik mungojnë detaje – të tilla si periudha kohore në të cilën ka mundur të ndodhte një përshkallëzim i tillë.

Duke folur më 10 korrik në një ligjëratë në Washington, presidentja Osmani tha se kjo deklaratë e presidentit Trump, qartazi, u referohet “javëve të fundit” dhe se bëhet fjalë “për zhvillime shumë, shumë të vona”.

Presidenca e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media të presidentes Vjosa Osmani sapo të kthehet në Kosovë nga vizita zyrtare e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy