Ultimatumi i Ramës, dorëhiqen drejtuesit e njësive administrative dhe nënkryetarët në disa bashki

by Nexhat

Pak ditë pasi kryeministri i vendit Edi Rama kërkoi që drejtuesit e njësive vendore të shkarkoheshin në shumë prej bashkive të vendit kanë nisur dorëheqjet.

Korçë dhe Elbasan

banner

Në bashkinë Korçë kanë dorëzuar dorëheqjet 7 administratorët, 3 në bashkinë e Kolonjës e 4 në bashkinë, pasi janë në proces vlerësimi për të zbatuar kuadrin ligjor.

Edhe Bashkia Elbasan ka nisur shkarkimet e Drejtorëve dhe të Kryetarëve të Njësive Administrative. Mësohet se 18 kryetarë të njësive administrative të kësaj bashkie këtë të hënë I kanë paraqitur dorëheqjen kryetarit Nga radhët e drejtuesve, të parët që kanë paraqitur dorëheqjet janë ato të Agjencisë së Shërbimeve publike; drejtuesi i mirëmbajtjes dhe pastrimit urban; drejtuesi I mirëmbajtjes së infrastrukturës dhe ai i mjedisit.  Bashkia Elbasan nuk ka patur asnjë reagim zyrtar për gjithë zhvillimet e fundit.

Pasditen e sotme kanë vijuar dorëheqjet në bashkitë e Vlorës, Durrësit, Fierit, Kukësit, Shkodrës, Fierit dhe Lushnjës.

Kukës

Kështu dy nënkryetarët e bashkisë Kukës dhe 14 administratorët e njësive administrative janë shkarkuar.

Sipas korrespodentit të RTSH-së, vendimi është marrë nga kryetari i bashkisë Albert Halilaj.

Në njoftimin zyrtar të publikuar nga bashkia Kukës theksohet se pas një analize pune referuar treguesve për periudhën 6-mujore të këtij viti dhe me qëllim përmirësimin e punës dhe shërbimeve kryetari i bashkisë Albert Halilaj vendosi shkarkimin e dy nënkryetarëve dhe 14 administratorëve.

Tropojë

Në bashkinë e Tropojës kanë paraqitur dorëheqjen 5 administratorë nga 7 të tillë që ka bashkia e Tropojës.

Sipas korrespodentit të RTSH-së, burime nga kjo bashki thanë se dy prej administratorëve janë me raport shëndetësor dhe duhet të zëvendesohen sipas procedurave ligjore.

Pas masës së sigurisë arrest-shtëpie për kryetarin Rexh Biberaj funksionin e drejtuesit të bashkisë e ushtron nënkryetarja Zyhra Islamaj.

Has

Në bashkinë e Hasit nuk është proceduar as me shkarkime as me dorëheqje, qoftë për nënkryetarët ashtu edhe për administratorët. Kjo bashki drejtohet nga Miftar Dauti i Partisë Demokratike.

Sipas tij, puna vijon normalisht nga administrata në shërbim të qytetarëve.

Dauti thekson se nuk ka asnjë bazë ligjore apo motiv për të proceduar në mënyrë kolektive dhe siç po operohet në bashkitë e tjera.

Shkodër dhe Malësi e Madhe

Në Bashkinë Malësi e Madhe bëhet e ditur se kanë dhënë dorëheqjen administratorët e njësive administrative dhe 2 zëvendëskryetarët e bashkisë. Mësohet se pas dorëheqjeve të depozituara, do të kryhet një analizë e detajuar për performancën e secilit nga drejtuesit. Pas saj, do të merren edhe vendimet për miratimin ose jo të dorëheqjeve të paraqitura sot. Gjithashtu edhe në Shkodër bëhet e ditur se të gjithë Administratorët e Njësive Vendore në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur pranë Bashkisë Shkodër dorëheqjet nga pozicionet e tyre.

Ndërkaq, bashkia Vau Dejës ka planifikuar një mbledhje ditën e martë për çështjen e dorëheqjeve të administratorëve të njësive administrative dhe drejtorëve. Sa i përket bashkive Pukë e Fushë-Arrëz të drejtuara nga përfaqësues të PD-së, nuk planifikojnë dorëheqje të stafeve respektive.

Lushnjë

Në Bashkinë e Lushnjës, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një mbledhje me  drejtorët e kësaj bashkie, ku sipas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për reformimin  dhe rritjen e performancës Balluku u ka kërkuar 13 drejtorëve të bashkisë të japin dorëheqjen.

Sipas korrespodentes së RTSH-së, pas dorëheqjeve të gjithë drejtorët do t’i nënshtrohen një interviste dhe në bazë të performancës do të vendoset nëse do qëndrojnë apo largohen nga posti që kanë mbajtur më parë.

Pas takimit me drejtorët e bashkisë, Balluku ka zhvilluar edhe mbledhjen me 15 kryetarët e njësive administrative, të cilëve iu është kërkuar të japin dorëheqjen e menjëhershme.

Në këtë mbledhje Balluku shoqërohej nga kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa, deputeti Petrit Malaj, Elton Korreshi, Asforald Haxhiu dhe Kiduana Zaka.

Fier

Në bashkinë e Fierit të gjithë drejtoret dhe administratorët e njësive administrative kanë dhënë gjithashtu dorëheqjen. Komisioni i vlerësimit të performancës me deputetë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste në Fier.

Dorëheqjet e para ishin ato të dy nënkryetarëve Vasil Bregu dhe Suela Prifti, drejtori i burimeve njerëzore Martin Dodi, drejtori i marrëdhënieve me publikun Neritan Bocova etj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy