Alby The Goat, sensacioni i showbizit shqiptar, pret fëmijën e dytë

by jonzefaj

Aktorja e njohur e filmave për të rritur dhe ish-banore e Big Brother VIP Kosova, Alby The Goat, po e shijon në maksimum pritjen e ëmbël.

Ajo pritet së shpejti të bëhet nënë për herë të dytë dhe duket më e lumtur se kurrë.

banner

Në daljen e saj të fundit, Alby tërhoqi vëmendje me një veshje verore: një set të gjelbër të çelët, me fund të gjatë dhe bluzë me shpinë të hapur, që e linte barkun e fryrë të ekspozuar.

Ajo publikoi edhe një fotografi në rrjetet sociale, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin “Mamacita”, duke marrë menjëherë komente të shumta dhe përgëzime nga ndjekësit.

Alby është bërë një emër i komentuar në showbizin shqiptar jo vetëm për profesionin e saj, por edhe për paraqitjen në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, ku spikati me personalitetin dhe stilin e saj të veçantë.

Tashmë, ajo po kalon një nga periudhat më të bukura të jetës, në pritje të ardhjes së vogëlushit të saj të dytë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy