KEK: Prodhimi po tejkalon kërkesën për energji elektrike

by engel

Prishtinë, 15 korrik 2025 – Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se vazhdon të sigurojë stabilitet energjetik për vendin, duke arritur që në ditët e para të korrikut të mbulojë dhe tejkalojë kërkesën ditore për energji elektrike.

Sipas komunikatës zyrtare, KEK ka arritur një mbulueshmëri deri në 117% të kërkesës, duke tejkaluar nevojat e konsumit vendor. Kjo arritje, sipas KEK-ut, është rezultat i operimit me kapacitet të lartë të njësive prodhuese, pavarësisht se ato janë të stërvjetruara dhe përballen me sfida teknike të trashëguara.

banner

“Njësitë tona prodhuese janë duke operuar në kapacitet të lartë, duke mundësuar mbulim të plotë të konsumit vendor dhe garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm për qytetarët e Kosovës,” thuhet në njoftim.

KEK po ashtu ka ritheksuar përkushtimin ndaj transparencës, zbatimit të ligjit dhe funksionimit të rregullt të njësive energjetike, duke theksuar se të gjitha procedurat e prokurimit zhvillohen sipas legjislacionit në fuqi dhe nën mbikëqyrjen e institucioneve kompetente.

“Faktet flasin vetë: Prodhimi energjetik është i qëndrueshëm dhe tejkalon kërkesën; Njësitë, përfshirë A3, janë në funksion të rregullt dhe kontribuojnë ndjeshëm në sistem,” thuhet më tej në komunikatë.

KEK ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të hapur me publikun dhe institucionet relevante, duke bërë thirrje që çdo diskutim lidhur me çështjet energjetike të bazohet në fakte të verifikueshme, integritet dhe etikë profesionale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy