Kusari: Murati po nxit përndjekje ndaj gjyqtarëve të Supremes pas vendimit për arkat fiskale

by engel

Juristja Flutura Kusari ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar atë për nxitje të përndjekjes dhe ngacmimit ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës. Reagimi i Kusarit vjen pas vendimit të Supremes që e shpalli të paligjshëm dhe kundërkushtetues mbajtjen e njëkohshme të pozitës së ministrit dhe të deputetit nga ana e Muratit.

Në një postim në Facebook, Kusari tha se përmendja me emër dhe mbiemër e gjyqtarëve që morën këtë vendim, nga ana e Muratit, është një ftesë e drejtpërdrejtë për votuesit e tij që t’i “targetojnë, përndjekin dhe ngacmojnë (sidomos online)” ata.

banner

“Përmendja me emër dhe mbiemër e gjykatësve të Supremes për shkak të vendimarrjes së tyre (shumë të drejtë) është ftesë nga ana e Hekuran Muratit që votuesit e tyre online t’i targetojnë, përndjekin dhe ngacmojnë (sidomos online) gjykatësit”, shkroi Kusari.

Ajo e cilësoi këtë veprim si pjesë të një “strategjie të dështuar” të Lëvizjes Vetëvendosje, për të ushtruar presion dhe për të intimiduara zërat kritikë dhe të pavarur.

“Kjo strategji e VV-së e cytjës së turmës që të ngacmojnë online këdo që nuk iu përshtatet qejfit të tyre, të cilën shumë prej nesh e kemi përjetuar dhe e përjetojmë, është e dështuar, por dëm bën”, shtoi ajo.

Kusari theksoi se ekzekutivi dhe legjislativi duhet të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“VV-së dhe qeverisë ua rikujtoj që duhet të sillen në raport me gjyqësorin sipas standardeve të Këshillit të Europës e jo sipas stilit alla Viktor Orban”, shkroi ajo, duke përmendur rekomandimin e Këshillit të Europës CM/REC(2010)12, që u kërkon institucioneve shtetërore të shmangin çdo kritikë që minon pavarësinë ose besimin në gjyqësor.

Në fund, Kusari nënvizoi se në kontekstin aktual, “mbrojtësit më të mëdhenj të demokracisë në vend janë mediat dhe gjyqësori”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy