Liverpool refuzon ofertën e Bayern për Luis Diaz

by jonzefaj

Bayern i Mynihut është në kërkim të një sulmuesi të majtë dhe me sa duket mendon se Luis Diaz është profili i duhur.

Para pak minutash në Angli kanë raportuar se ekipi nga “Anfield Road” i ka refuzuar Bayern-it të Mynihut ofertën e parë të bërë për shërbimet e sulmuesit nga Kolumbia.

banner

Sipas medieve britanike Liverpool ka refuzuar 67.5 mln euro pasi vlerëson lojtarin mbi 100 milionë euro. Deri më tani është kuptuar se Diaz i ka bërë të qartë ekipit britanik se kërkon që të ndryshojë ambient ndërsa sa i përket destinacionit ende nuk dihet pasi si Mynihu dhe Barcelona pëlqehen prej tij.

Bayern nuk ka akord me lojtarin edhe pse në Mynih janë të bindur se gjuha e përbashkët me lojtarin nuk do të jetë e vështirë që të gjendet. Për momentin drejtuesit e Bayern janë të vetëdijshëm se më të vështira d të jenë bisedimet me Liverpool.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy