Made in Italy në krizë: SHBA gati të rrëzojë eksportet italiane

by informim peje

Sipas llogaritjeve, në rast se SHBA vendos tarifat ndaj Evropës, Italia do të pësojë një dëmtim ekonomik prej 12 miliardë eurosh në vit.

Shoqata për Zhvillimin e Jugut të Italisë, Svimez, parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit do të ulet me 0.5%. Po ashtu, sipas Svimez, mund të humbasin deri në 150,000 vende pune me kohë të plotë. Nëse tarifat prekin edhe industrinë farmaceutike italiane, kostot për ekonominë kombëtare do të jenë edhe më të mëdha.

banner

Shoqatat e sektorit bujqësor dhe ushqimor kërkojnë me forcë arritjen e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se “12% e prodhimit bujqësor italian eksportohen në SHBA”. “Nëse nuk gjendet një zgjidhje kompromisi, ekonomia reale e vendit tonë do të goditet rëndë,” tha presidenti i shoqatës bujqësore Coldiretti, Etore Prandini.

Sipas televizionit italian Rai, nëse tarifat e njoftuara nga Donald Trump do të hyjnë në fuqi, eksportet e verës italiane drejt SHBA-së mund të ulen deri në 80%, ndërsa çmimi i djathrave më të njohura italiane mund të kalojë 50 dollarë për kilogram.

Në fund, shqetësim të madh shprehin edhe bizneset e vogla dhe të mesme italiane që operojnë në sektorët e bizhuterive, mobiljeve, prodhimit të syzeve dhe artikujve metalikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy