Man United projekton transferimin e Nicolas Jackson

by Nexhat

Manchester United po monitoron nga afër situatën e Nicolas Jackson te Chelsea, duke e konsideruar sulmuesin 24-vjeçar senegalez si një opsion të mundshëm për merkaton verore.

Sipas burimeve të afërta me klubin, United ka bërë një hetim fillestar për Jacksonin, ndërsa Chelsea e vlerëson kartonin e tij në 110 milionë euro.

banner

Djajtë e Kuq kërkojnë të përforcojnë repartin ofensiv pas vështirësive me finalizimin e aksioneve në sezonin e kaluar.

Forma e Jacksonit ka qenë e luhatshme, pasi ai realizoi 13 gola në 37 ndeshje sezonin e kaluar.

Me ardhjen e lojtarëve të rinj si Joao Pedro dhe Liam Delap, pozita e tij si titullar është vënë në dyshim.

Kjo situatë mund të hapë mundësinë për një largim nga Stamford Bridge, veçanërisht nëse Chelsea është i hapur për të shqyrtuar oferta konkrete.

Ndërkohë, Manchester United vazhdon të ketë paqartësi edhe rreth transferimit të Bryan Mbeumo, ndaj po eksploron alternativa të tjera për sulmin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy