Gazetarja dhe politologja Rezarta Çaushaj, e ftuar në Log. në News24, për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit në vend për çlirimin e hapësirave publike dhe urdhërit të Ramës, u shpreh se mungesa e opozitës në këtë aksion nuk ka sjellë shumë informacion për të bërë një kundërbalancë ndaj qeverisë
Çaushaj theksoi se opozita duhet të ishte pranë komunitetit, pranë këtyre njerëzve, pasi ka kaluar një javë dhe opozita i ka aq burime dhe ka aq mundësi sa të kishte mbushur atë boshllëkun e informacionit ne na mungon
Rezarta Çaushaj: “Qeveria, edhe pas asaj fushate intensive, do që t’i shkund para pushimeve. Por në Veri, në Theth po u merret investimi i një jete brenda një dite pa paralajmërim, me një urdhër të Kryeministrit. Opozita duhet të ishte pranë komunitetit, pranë këtyre njerëzve.
Ka kaluar një javë dhe opozita i ka aq burime dhe ka aq mundësi sa të kishte mbushur atë boshllëkun e informacionit ne na mungon. Cilët janë këta qytetarë që po u prishen investimet, kanë apo jo titull pronësie, janë vendas apo të ardhur? Gjithë këto informacione do ta bënin të prekshëm dhe do të fuqizonin edhe aktorët e tjerë që janë të detyruar të jenë kundërbalancë ndaj qeverisë për shkak të mungesës së opozitës.”