Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin shqiptar, ku ka humbur jetën 20-vjeçari Anid Samir Hoxha nga Rahoveci.
Anidi kishte shkuar për pushime me shokët e tij, kur ndodhi tragjedia që i mori jetën. Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet po merren me hetimin e rastit.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për familjen dhe të gjithë të afërmit e të ndjerit.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha.
Anidi po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar, së bashku me shokët e tij.
Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve – familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë.
Qoftë i lehtë dheu për Anidin!”, ka shkruar Latifi në rrjetet sociale.