Abdixhiku pret deputetë të Bundestagut, LDK jep detaje nga takimi

by Nexhat

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim deputetët e Bundestagut gjerman Tilman Kuban dhe Jan Metzler.

Ata kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe qëndrimet e LDK’së rreth tyre.

banner

“Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe deputetët gjerman diskutuan lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimeve të LDK-së rreth këtyre çështjeve.”

“Kryetari Abdixhiku vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, duke theksuar raportin tradicional dhe partneritetin e qëndrueshëm e të shkëlqyeshëm ndërmjet LDK-së dhe CDU-së, si dy parti të qendrës së djathtë që ndajnë vlera të përbashkëta evropiane.”

Po ashtu u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy