Indrit Vokshi, analist, komentoi në Euronews Albania mbi mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës për ditë të tëra.
Sipas analistit, Albin Kurti qëllimisht nuk e ka lejuar diçka të tillë, pasi në të kundërt rrezikon të humbasë pushtetin e tij.
“Natën pasi Albin Kurti doli parti e parë, ka dhënë një deklaratë se nuk bashkëpunon me “hajvanët”, që ka nënkuptuar mos bashkëpunimin me një person të papërgjegjshëm, delirant në kuptimin fëminor dhe djallëzor në kuptimin politik, i thotë opozitës hajvan në mënyrë që të polarizojë gjendjen dhe të pamundësojë konsensusin politik. Ka dashur një konflikt politik dhe një krizë politike. Nuk ka asnjë arsye që partia e parë politike që del nga zgjedhjet, të shaj opozitën. Një parti normale duhet të bënte krejt të kundërtën, të ftonte faktorin politik të Kosovës për të ndërtuar së bashku një qeveri që do të jetë stabile. Ky nuk bëri këtë, tha se krerët e opozitës janë hajvan dhe nuk bashkëpunoj me të tillë.
Ai ka prishur frymën e një republike. Ka dhënë të kuptojë tek të tjerët se Kosova nuk ka një klasë politike të mençur të cilës duhet ti besohet. Pasi një klasë politike e cila nuk konstituon dot Kuvendin, quhet një klasë politike e dështuar.
Figurat konsensuale përdoren në parlamente për të bërë të mundur konstituimin e Kuvendit por dhe për të formuar qeverinë.
Albin Kurti nuk po mundet ti japë Kosovës një Parlament dhe një Qeveri. Që të ndodhë kjo, Kurtit i duhet të bëjë konsensus me faktorët politikë. I duhet të ndajë pushtet me faktorin politik Si duket Kurtit i ka shijuar koha e qeverisjes vetëm. Mendoj që kryeministria ka qenë lodra e Albin Kurtit dhe ka frikë ta lëshojë apo ta ndajë me të tjerët pushtetin”, tha analisti

