Arkat fiskale, LDK sot dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes

by informim peje

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se sot do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale vendimin e djeshëm të Gjykatës Supreme, për çështjen e arkave fiskale.

Në njoftimin e së martes të kësaj partie, thuhet se dorëzimi do të bëhet me fillim nga ora 11:30.

banner

“E dorëzojmë këtë vendim si dëshmi në 17 kallëzimet penale që i kemi ngritur paraprakisht më datën 8 maj 2025”.

Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale.

Udhëzimi administrativ, i nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave më 15 prill të këtij viti, është shpallur i jashtëligjshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy