Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

by Nexhat

Bashkimi Europian paralajmëron rikthimin e regjimit të vizave për Gjeorgjinë nëse Tbilisi nuk ndalon “rrëshqitjen nga parimet demokratike”.

Komisioni Evropian do t’i dërgojë qeverisë së Gjeorgjisë një letër, duke pezulluar liberalizimin e vizave që vlen që nga viti 2017, deri më 31 gusht.

banner

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi se sulmet ndaj demokracisë nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, po ashpërsohen.

Pezullimi i mundshëm ka shkaktuar shqetësim tek disa vende anëtare të BE-së, të cilat frikësohen se masa mund të dëmtojë popullin gjeorgjian pa prekur drejtuesit.

Sipas BE-së, qeveria aktuale në Tbilisi shërben interesat e Moskës, ndonëse 80% e popullsisë mbështet integrimin europian.

Partia në pushtet, e kontrolluar nga biznesmeni Bidzina Ivanishvili, akuzohet për ndikim dhe frikësim të opinionit publik nga ana e BE-së.

Zyrtarët gjeorgjianë i kanë quajtur kërcënimet e BE-së si shantazh dhe ndërhyrje në punët e brendshme.

Parlamenti Evropian miratoi javën e kaluar një rezolutë të ashpër kundër “autoriteteve vetëshpallura” të krijuara pas zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit 2024, që sipas tyre ishin të manipuluara.

Nga ana e tyre, partia Ëndrra Gjeorgjiane akuzon opozitën dhe BE-në për veprime kundër interesit kombëtar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy