Gjykata Supreme shpërthen ndaj Qeverisë: “Mos na prekni drejtësinë!” – Kjo është ndërhyrje e papranueshme!

by engel

Një përplasje e paprecedentë mes pushteteve pritet të shpërthejë publikisht pas një vendimi të bujshëm të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila sot i është përgjigjur me tone të ashpra Qeverisë në detyrë, duke e akuzuar për ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe tentim për të minuar pavarësinë e tij.

Në një kundër-reagim zyrtar lidhur me reagimin e Qeverisë ndaj aktgjykimit P.A.nr.09/2025, që shfuqizon Udhëzimin Administrativ nr.01/2025 për pajisjet fiskale elektronike, Gjykata Supreme ka shprehur “keqardhje për tonin tendencioz të Qeverisë”, duke paralajmëruar se deklaratat politike që vënë në dyshim legjitimitetin e vendimeve gjyqësore cenojnë thellësisht rendin kushtetues.

banner

“Reagimi i Qeverisë në detyrë përbën, jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por njëkohësisht një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit,” thuhet në reagimin e ashpër të Supremes.

Gjykata i ka kujtuar ekzekutivit se është i obliguar sipas Kushtetueses që ta respektojë gjyqësorin, ndërsa përpjekjet për t’ia zbehur autoritetin me deklarata politike vetëm e dëmtojnë besimin e qytetarëve në drejtësi.

Ky përplasje vjen në një moment të ndjeshëm institucional, ku kufijtë mes pushteteve po duken gjithnjë e më të mjegullt, ndërsa zërat për kapje të shtetit kanë marrë vrull në diskursin publik.

Gjykata Supreme e mbyll reagimin e saj me një mesazh të qartë:

“Presim gatishmëri për zbatimin e vendimeve gjyqësore – si kusht i funksionimit të shtetit ligjor.”

Kjo deklaratë e fuqishme përbën një sinjal alarmi për ndarjen e pushteteve në Kosovë – dhe një thirrje publike që ligji të mbizotërojë mbi ambiciet politike. Pyetja që shtrohet tani është: A do të respektojë Qeveria këtë paralajmërim, apo do të thellojë përplasjen me drejtësinë?

📄 Lexo aktgjykimin P.A.nr.09/2025 këtu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy