LAJMI I FUNDIT: Njësia Speciale bastis objektin ku ndodhen disa agjenci shtetërore – ende nuk dihet shënjestra

by engel

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion të befasishëm në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, duke bastisur objektin qeveritar ku ndodhen disa agjenci shtetërore të rëndësishme.

Në ndërtesën në fjalë janë të vendosura Agjencia Kadastrale e Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave, si dhe Instituti për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

banner

Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë praninë e shtuar të Njësisë Speciale në oborrin e objektit, ndërsa hyrja kryesore është nën kontrollin e forcave të sigurisë. Deri në këtë moment, nuk është konfirmuar se në cilën prej agjencive po përqendrohet bastisja, dhe as natyra e hetimit që po zhvillohet.

Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim zyrtar, ndërsa përfaqësues të agjencive të përfshira nuk kanë qenë të qasshëm për koment.

Ky zhvillim vjen në një periudhë të ndjeshme për institucionet e shtetit, ku hetimet për keqpërdorime, korrupsion dhe çështje të ndjeshme arkivore kanë qenë pjesë e interesimit publik dhe politik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy