Musliu: alarmante mungesa e barnave për pacientët me kancer në QKUK: “Kërkohet transparencë, përgjegjësi dhe zgjidhje urgjente”

by engel

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka ngritur shqetësimin lidhur me mungesën e barnave për pacientët me kancer në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke e cilësuar situatën si alarmante dhe duke kërkuar transparencë, përgjegjësi dhe veprime të menjëhershme nga institucionet shëndetësore.

Në një reagim publik, Musliu ka theksuar se pacientët po përballen me vështirësi të rënda në qasjen ndaj trajtimit mjekësor, pavarësisht rritjes së buxhetit për sektorin shëndetësor.

banner

“Mungesa e barnave për pacientët me kancer në QKUK është alarmante! Ky nuk është thjesht një lajm i radhës, është një thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim,” ka deklaruar ajo.

Deputetja ka potencuar se buxheti i dedikuar për barna esenciale, materiale shpenzuese dhe shërbime të tjera ka arritur në 105 milionë euro, që përbën një rritje prej rreth 45.6 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar. Megjithatë, ajo ka vënë në pah se pacientët nuk po përfitojnë nga kjo rritje buxhetore.

“Si është e mundur që me më shumë mjete financiare, pacientët kanë më pak qasje në trajtim?” ka pyetur Musliu, duke shtuar se sëmundja nuk pret dhe se askush nuk duhet të vuajë nga paaftësia apo papërgjegjësia institucionale.

Ajo ka përfunduar thirrjen e saj me një mesazh të fuqishëm për autoritetet:

“Heshtja është bashkëfajësi. Kërkojmë transparencë, përgjegjësi dhe ZGJIDHJE urgjente!”

Situata aktuale në QKUK ka ngjallur reagime të shumta në publik, ndërkohë që pritet përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës lidhur me gjendjen e furnizimit me barna dhe masat që do të ndërmerren.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy