Përsëri e-maile kërcënuese në adresë të Presidentes Osmani: Do të vras ty dhe familjen …

by Nexhat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është kërcënuar sërish me jetë, përmes e-maileve. Lajmin e konfirmoi Këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina.

Emaili, i dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi nga adresa betimibrahimi@yahoo.com, kishte për subjektin “Punoni pak ma shumë/shpejt”. Kërcënimi është bërë përmes një emaili në gjuhen angleze.

banner

“Edhe familja jote. Për tradhti. Për ndërrimin e flamurit tonë. Për ndjekjen e njerëzve dhe marrjen e vendimeve bazuar në mendimet e tyre… A janë shenjat në Serbi në të dyja gjuhët, shqip dhe serbisht?”,”, shkruhet ndër të tjera në emailin e dërguar më 16 korrik në ora 00:15.

Presidentja Osmani është kërcënuar disa herë me jetë, por që deri më tani nuk ka pasur të arrestuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy