Presidentja Osmani kërcënohet sërish: “Do të vij të të vras ty… dhe familjen tënde”

by engel

Një kërcënim i rëndë dhe i drejtpërdrejtë me jetë ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është adresuar përmes një emaili të dërguar në adresën zyrtare të Presidencës, në një rast që po shkakton shqetësim të madh institucional dhe publik.

Burime të afërta me Presidencën bëjnë me dije se kërcënimi është bërë në mënyrë të hapur, pa përdorur emër fiktiv apo adresë të fshehur, duke e bërë rastin edhe më alarmant. Në një pjesë të mesazhit të shkruar në gjuhën angleze thuhet:
“I’ll come and shoot you… and your family too…”, që në shqip përkthehet: “Do të vij të të vras ty… dhe po ashtu familjen tënde.”

banner

Ky është kërcënimi i radhës ndaj Presidentes Osmani, pas një sërë rastesh të ngjashme të ndodhura muajt e fundit, të cilat kanë ngritur shqetësime për sigurinë personale të saj dhe për klimën e tensionuar politike në vend.

Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse institucionet përkatëse të sigurisë kanë ndërmarrë masa konkrete, megjithëse raste të tilla kërkojnë reagim urgjent dhe hetim të thelluar nga autoritetet ligjzbatuese.

Pritet që në orët në vijim Presidenca ose Policia e Kosovës të dalin me një qëndrim zyrtar mbi rastin dhe hapat e ndërmarrë për të garantuar sigurinë e Presidentes dhe të familjes së saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy