Prokuroria Themelore në Prishtinë/Deparatmenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës – Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar një person zyrtar publik (Qendra e Regjistrimit Civil), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Marrje ryshfeti’’.
I njëjti dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror në këmbim të një shërbimi zyrtar.
Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për dyzetë e tetë (48) orë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit si dhe mbrojtjen e interesit publik.