Një studim i ri i kryer në Shtetet e Bashkuara mbi 201 vullnetarë në moshë të mesme, burra dhe gra, ka zbuluar se kanabisi i njohur si “light”, ose CBD (kanabidiol), mund të shkaktojë dëmtime të konsiderueshme në mëlçi tek disa persona.
CBD-ja, e cila nxirret nga lulëzimet e bimës së kanabisit, është shumë e përhapur në SHBA dhe gjithashtu në Zvicër. Ajo përdoret në forma të ndryshme si vajra, karamele përtypëse dhe produkte të tjera ushqimore.
Në këtë studim, gjysma e pjesëmarrësve morën doza të ulëta të CBD-së, ndërsa gjysma tjetër një placebo. Rezultatet treguan se 5% e atyre që konsumuan substancën reale shfaqën shenja të dëmtimit të mëlçisë.
Sipas raportit të publikuar në Jama Internal Medicine, te këta individë u vunë re rritje të konsiderueshme të niveleve të “transaminazave”, që janë tregues biologjikë të inflamacionit të mëlçisë dhe potencialisht të mosfunksionimit të saj./Informim.net