Zbulimi tronditës i doganës në aeroport: 1,500 krijesa të rrezikshme në kutitë e ëmbëlsirave

by informim peje

Një erë e çuditshme zbuloi gjithçka. Zyrtarët e doganës në Aeroportin e Këln-Bonit hapën disa kuti që duhej të ishin plot me kek me çokollatë, por brenda gjetën 1 mijë e 500 tarantula të mëdha dhe me qime, të mbushura në kontejnerë plastikë.

Sipas  The Washington Post,  pakot ishin nisur nga Vietnami për në North Rhine-Westphalia në Gjermani. Një “aromë e pazakontë”, që nuk përputhej me kekun e pretenduar, i alarmoi zyrtarët që i hapën pakot dhe panë merimangat e gjalla, shumica ende në jetë, të grumbulluara brenda paketimeve të vogla.

banner

Maja Ley, zëdhënëse e doganës në Këln, deklaroi se shumë nga tarantulat nuk arritën të mbijetonin, teksa u shkel rregullorja gjermane për mirëqenien e kafshëve. Tani është hapur një hetim ndaj personit që i kishte dërguar si dhe ndaj marrësit të pakos në rajonin Sauerland.

“Më tronditëse është se dikush kërkon fitim duke sakrifikuar mirëqenien e kafshëve,” tha Ley për The Washington Post.

Vlera e saktë e këtyre tarantulave nuk u bë e ditur, por në Gjermani merimangat e rritura tregtohen online për qindra dollarë. Sipas Federatës Kombëtare të Kafshëve të Egra në SHBA, disa specie tarantulash arrijnë deri në 28 cm gjatësi me këmbët e shtrira.

Smuggling kafshësh ekzotike është një fenomen në rritje. Vetëm në nëntor, një shtetas koreano-jugor u arrestua në Peru pasi tentoi të kontrabandonte qindra tarantula, qindra këmbësha dhe milingona helmuese të futur në qese dhe të lidhura rreth barkut.

Një tjetër zëdhënës i doganës gjermane, Jens Ahland, e quajti sekuestrimin e 1.500 tarantulave “të jashtëzakonshëm dhe tronditës edhe për zyrtarët më me përvojë.”

Më së shpeshti, shtoi ai, kapen bizhuteri, lëkura gjarpëri apo krokodili, por ky rast i kaloi të gjitha pritshmëritë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy