Zyrtare: Real Madridi njofton largimin e Lucas Vazquez

by Nexhat

Real Madridi ka njoftuar largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.

Në një ceremoni lamtumire, që do të mbahet të enjten më 17 korrik në Ciudad Real Madrid, do të jetë i pranishëm edhe presidenti Florentino Perez.

banner

Klubi ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Lucas Vazquez, duke e cilësuar si një nga legjendat e mëdha të historisë së tyre.

Lucas Vazquez iu bashkua Real Madridit në vitin 2007, kur ishte vetëm 16 vjeç, dhe kaloi në të gjitha kategoritë e akademisë, nga Juvenil C te Castilla.

Pas një sezoni huazim te Espanyol, ai debutoi me ekipin e parë në shtator 2015

Gjatë 10 viteve me Real Madridin, ai ka luajtur në 402 ndeshje në një nga periudhat më të suksesshme të klubit.

Në këtë kohë, Vazquez ka fituar 23 trofe, duke përfshirë 5 Liga të Kampionëve, 5 Kupa Bote për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 La Liga, 1 Kupë të Mbretit dhe 4 Superkupa Spanjolle

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy