Arrestohen 4 persona të dyshuar për zjarrëvënie në Pejë

by engel

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë Rajonale në Pejë ka ndërmarrë masa të ashpra ligjore kundër individëve që kanë shkaktuar zjarre në zona të ndryshme të rajonit, qoftë me dashje apo përmes pakujdesisë.

Gjatë ditëve të fundit, në territorin e kësaj drejtorie janë regjistruar gjithsej 14 raste të zjarrëvënieve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë fusha të mbjella me grurë dhe disa shtëpi banimi.

banner

Si rezultat i hetimeve, Policia ka arrestuar dhe intervistuar katër (4) persona të dyshuar, të cilët janë proceduar në mënyrë të rregullt në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit. Ndërkohë, për dhjetë (10) raste të tjera, janë iniciuar procedura të mëtejshme ligjore në prokurori.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në identifikimin e zjarreve dhe ndihmën në shuarjen e tyre.

Autoritetet apelojnë tek të gjithë banorët e rajonit të Pejës që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë aktiviteteve në ambient të hapur, veçanërisht në përdorimin e shkrepsave, cigareve, grilave apo ndezjen e zjarreve në natyrë, pasi çdo pakujdesi mund të sjellë pasoja të rënda për mjedisin dhe jetën e qytetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy