Krasniqi: Kurti dhe të tjerët t’i lirojnë menjëherë funksionet ekzekutive

by Nexhat

Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se gjykata Supreme e ka vulosur të vërtetën që kjo parti e ka theksuar nga dita e parë, e që është se mbajtja e funksioneve të dyfishta është e kundërligjshme dhe jokushtetuese.

Krasniqi nga foltorja e kuvendit pas ndërprerjes së seancës konstituive, tha se PDK i bën thirrje Kurtit dhe ministrave në detyrë që janë edhe deputetë që t’i lirojnë ‘‘menjëherë funksionet ekzekutive’’.

banner

‘‘Gjykata ka vulosur një të vërtetë që ne e kemi theksuar që nga dita e parë: Mbajtja e funksioneve të dyfishta është e kundërligjshme dhe jokushtetuese. Kjo është arsyeja që në seancën e parë kemi kundërshtuar raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve. PDK i bën thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrave që janë njëkohësisht deputetë që ta respektojnë aktgjykimin e Supremes duke e liruar menjëherë funksionet ekzekutive për të u’a deleguar ato zëvendësve të tyre’’, ka deklaruar ai mes tjerash

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy