Kryetari i Prishtinës njofton për një nismë të re bashkëpunimi ndërkomunal në fushën e arsimit

by engel

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur sot një nismë të re që synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave të rajonit të Prishtinës përmes sektorit të arsimit. Nisma u prezantua gjatë Konferencës Ndërkomunale për Arsimin, e cila bashkoi përfaqësues nga komunat e Prishtinës, Lipjanit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.

Sipas Ramës, ky bashkëpunim kapërcen kufijtë e një fqinjësie administrative, duke e trajtuar rajonin si një tërësi që ndan përgjegjësinë për të ardhmen e përbashkët të qytetarëve të tij – veçanërisht në fushën jetike të arsimit.

banner

“Arsimi kërkon më shumë se përkushtim individual. Kërkon koordinim, sinqeritet dhe vullnet të përbashkët,” theksoi Rama gjatë konferencës.

Qëllimi i kësaj platforme të re bashkëpunimi është ndarja e përvojave mes komunave, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe ndërtimi i një strategjie afatgjate për përmirësimin e cilësisë së arsimit në të gjithë rajonin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy