
Shkruan : Prof. Ahmet ASANI
▪︎ Nga viti 1991 e deri sot, në Maqedoninë e Veriut thuhet se janë themeluar diku rreth 27 parti politike shqiptare. Ky numër i lartë partive shqiptare; flet qartë për shkallën e lartê të përçarjes mes politikanëve shqiptarë, për mungesën e vetëdijes intelektuale dhe të frymës kombëtare.
▪︎ Në vend që politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut të bashkuar të merren me çështjet jetike si barazia kushtetuese, ndalimi i emigrimit masiv, hapja e shkollave shqipe në komuna ku mungojnë kushtet për arsim në gjuhën amtare, pjesëmarrja reale në administratë, me hartimin strategjisë zhvillimore kombëtare për zonat me shumicë shqiptare – del se ata më shumê janë marrë me parti, si shprehje e ambicieve personale apo klanore, shpeshherë të nxitura nga interesa të jashtme apo shërbime të fshehta, që i përdorin për përçarje dhe kontroll!
▪︎ Në mungesê të një platforme të përbashkët kombëtare, e cila do të kishte vendosur vija të kuqe rreth koalicioneve me partitë joshqiptare që do t’i dëmtonin interesat e shqiptare, siç po dëmtohen, është shkuar në degradim të vazhdueshëm, duke i shndërruar shqiptarët në burim votash e jo në qytetarë të barabartë.
▪︎ Mendoj se është kohë e fundit që nē Maqedoninë e Veriut të organizohet e mbahet një KUVENDI KOMBËTAR, Kuvend ku do të mblidhej elita intelektuale, shoqëria civile, përfaqësues të diasporës dhe figura të respektuara nga të gjitha trevat shqiptare, me qëllim të krijimit të nje Strategjie të re kombëtare, me prioritete dhe rregulla tē qarta mbi koalicionet që dëmtojnë interesat kombëtare!