Përparim Rama takon akademikët Sabri dhe Muhamet Hamiti: “Frymëzim i vazhdueshëm për brezat që vijnë”

by engel

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë sot me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook një moment të veçantë nga një takim miqësor me dy prej figurave më të shquara të letërsisë shqipe, akademikët Sabri Hamiti dhe Muhamet Hamiti.

“Mëngjesin e nisa me kënaqësi të veçantë, në shoqërinë e dy prej figurave të ndritura të letërsisë shqipe”, ka shkruar Rama, duke theksuar vlerësimin e tij të thellë për kontributin e tyre të palodhshëm në fushën e letrave, mendimit kritik dhe në ndërtimin e institucioneve kulturore e arsimore në vend.

banner

Ai shprehu mirënjohje për bisedën e çmuar me akademikët Hamiti dhe i cilësoi veprat dhe përkushtimin e tyre si një burim të vazhdueshëm frymëzimi për gjeneratat e reja.

“Respekt dhe falënderim!” përfundon postimi i kryetarit Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy