Rrëfim rrëqethës i një të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës: Tri ditë pa bukë, me trupin zi nga rrahjet

by Nexhat

Një grua e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka ndarë një rrëfim rrëqethës në një intervistë për RTV Dukagjini, duke rikujtuar tmerrin që ka përjetuar pasi kishte humbur kontaktin me bashkëshortin dhe fëmijët e saj.

E vetmuar dhe pa asnjë informacion për fatin e tyre, ajo ra në duart e ushtarëve serbë, të cilët e çuan në shtëpinë e dajës së bashkëshortit – aty ku filloi kalvari i saj i vuajtjeve më të rënda.

banner

Ajo rrëfen se ushtarët serbë, në numër prej tre apo katër vetash, e kishin dhunuar fizikisht dhe seksualisht në mënyrë brutale.

“Unë u dorëzova, s’kam pas kah me shku… më lanë në dorë të tyre. Nuk e di në çfarë gjendje ishin ata, a të droguar a çka, po s’ishin kah njerëzit. Krejt gjoksin e kam pas zi prej automatikëve që më rrihnin me to”, ka treguar ajo me lot në sy.

Në vazhdim të rrëfimit, ajo tha se ushtarët ishin të armatosur edhe me thika, të cilat i përdorën për t’ia shqyer të brendshmet para aktit të dhunës.

“Vetëm brekët mi kanë shky me thikë dhe më kanë lëshu poshtë… kam pas vesh një fustan… prej aty s’di çka ka ndodh ma, vetëm e di që më lanë pas disa orësh.”

Për tri ditë dhe netë, ajo thotë se kishte qëndruar pa ushqim dhe ujë, duke rënë në një gjendje shëndetësore alarmante.

“Kam qenë 88 kilogram, në tri ditë kam ra në 40. As prindërit s’më kanë njohur kur më kanë pa. Shumë kam përjetu, sene shumë të rënda”, tha ajo duke përshkruar gjendjen e saj pas torturave.

Pas tre netësh të kaluara nën dhunë dhe tortura, ushtarët serbë e kishin lëshuar. Me forcat e fundit që i kishin mbetur, ajo mori rrugën për të ikur nga qyteti në kërkim të fëmijëve dhe shpëtimit.

Ky rrëfim i dhimbshëm vjen në një kohë kur plagët e luftës ende nuk janë shëruar për shumë gra që u përdorën si objekt dhune seksuale gjatë luftës në Kosovë – krime që vazhdojnë të kërkojnë drejtësi e njohje të plotë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy