Sulmi në kishën e Gazës, ambasadori i Izraelit: Hamasi fshihet edhe në vendet e kultit

by informim peje

Ambasadori i Izraelit në Itali ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm, 17 korrik, në Gaza, ku sulmet e ushtrisë izraelite goditën një kishë katolike, duke shkaktuar dy viktima dhe disa të plagosur.

Përmes një postimi në platformën X, ambasadori Jonathan Peled e justifikoi situatën duke thënë se Izraeli po përballet me një luftë tepër të ndërlikuar kundër Hamasit, të cilin e cilësoi si “organizatë terroriste gjakatare”.

banner

Sipas tij, Hamasi shpeshherë shfrytëzon civilët si mburojë, duke u fshehur në shkolla, spitale dhe vende kulti, duke përfshirë edhe kishat, për të shmangur goditjet izraelite.

“Izraeli po zhvillon një luftë jashtëzakonisht komplekse kundër një organizate terroriste gjakatare, e cila, në shpërfillje të çdo parimi humanitar, fshihet pas popullsisë civile të Gazës në shkolla, spitale dhe vende kulti.”- shkruan ambasadori i Tel Avivit në Itali, Jonathan Peled.

Ai shtoi se Izraeli nuk ka për qëllim të dëmtojë kishat apo vende të tjera fetare, përkundrazi, sipas tij bën çdo përpjekje për të mbrojtur sigurinë e tyre.

Ambasadori shtoi gjithashtu se shteti izraelit ka nisur hetime për incidentin dhe shprehu “keqardhje të thellë” për çdo dëm të shkaktuar ndaj jetëve të pafajshme.

Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze ndërkombëtare, sidomos nga komunitetet fetare dhe organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat kanë dënuar goditjen e një objekti të shenjtë dhe rrezikimin e civilëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy