Vllaznia përmbys gjithçka në Letoni dhe kalon në turin e dytë të Ligës së Konferencës

by Nexhat

Vllaznia ka arritur një fitore spektakolare në Letoni, duke përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë dhe duke eliminuar skuadrën e Dugavpils me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Kuqeblutë triumfuan 2-4 në ndeshjen e zhvilluar në Riga, duke siguruar kalimin në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

banner

Vllaznia e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në epërsi në minutën e 22-të me golin e Mensah. Por vendasit reaguan shpejt dhe përmbysën gjithçka për vetëm dy minuta, duke e çuar rezultatin në 2-1.

No photo description available.

Megjithatë, Vllaznia nuk u dorëzua. Në fundin e pjesës së parë, Yago barazoi shifrat në 2-2 dhe riktheu shpresat për kualifikim.

Pjesa e dytë foli sërish për nënkampionët e Shqipërisë. Në minutën e 74-të, Dodaj realizoi për 2-3, duke barazuar gjithashtu rezultatin e përgjithshëm të dy ndeshjeve.

Vetëm pak minuta më vonë, në të 87-ën, ishte rradha e Esat Malës që të shënonte dhe golin e katërt të mbrëmjes për shkodranët, duke vulosur kështu përmbysjen dramatike dhe kalimin në raundin tjetër.

No photo description available.

Vllaznia tashmë pret fituesin e përballjes mes Vikingur Reykjavik dhe Malishevës në turin e dytë.

Nëse ekipi ynë arrijnë të përmbysin humbjen 0-1 nga ndeshja e parë, atëherë në raundin tjetër mund të kemi një përballje të zjarrtë shqiptare mes Vllaznisë dhe Malishevës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy