Vushtrri: Aktakuzë ndaj dy personave që shtireshin si mjekë – Mashtronin pacientët me “terapia” të rreme

by engel

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, N.M. dhe P.I., të cilët dyshohet se për vite të tëra kanë ushtruar aktivitet mjekësor në mënyrë të kundërligjshme në qytetin e Vushtrrisë, duke mashtruar qindra qytetarë përmes trajtimeve të rreme.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit operonin në një ordinancë private me emrin “B. M.”, ku ofronin “shërime” të ndryshme përmes tabletave, çajrave dhe ujit, të cilët nuk përmbushnin as kushtet minimale për konsum njerëzor. Megjithëse nuk posedonin asnjë kualifikim profesional në fushën e mjekësisë, ata pretendonin se mund të trajtonin sëmundje të ndryshme, duke kërkuar deri në 100 euro për një “kontroll” dhe deri në 30 euro për çdo “terapi”.

banner

Hetimet kanë zbuluar se të dy të pandehurit e kishin ndërtuar gjithë aktivitetin e tyre mbi një mashtrim të mirëorganizuar, duke përfituar nga gjendja e rënduar shëndetësore dhe emocionale e pacientëve. Për të fituar besimin e qytetarëve, ata promovonin produktet dhe “sukseset” e tyre në rrjetet sociale, duke u paraqitur si mjekë të specializuar.

Sipas Prokurorisë, të dy të akuzuarit kanë pranuar fajësinë dhe janë dakorduar për një marrëveshje që përfshin një dënim me gjobë dhe burgim, i cili do të zëvendësohet me një shumë totale prej 70 mijë euro.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e individëve që ushtrojnë veprimtari mjekësore pa licencë dhe jashtë sistemit shëndetësor të ligjshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy