Vushtrri: Tri raste vjedhjeje, në pranga katër të dyshuar

by informim peje

Katër persona janë arrestuar në Vushtrri, si të dyshuar për tri raste të vjedhjes që kishin ndodhur ditë më parë.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tyre është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se të njëjtit, në bashkëveprim mes vete, janë të përfshirë në tri raste të vjedhjeve të ndodhura në tre lokacione të ndryshme në komunën e Vushtrrisë.

banner

“Cak i këtyre vjedhjeve kanë qenë materiale ndërtimore, mjete të amvisërisë, një telefon dhe gjësende të tjera. Disa nga sendet e vjedhura si telefoni gjetur i janë kthyer pronarit legjitim”, thuhet në njoftimin e policisë .

Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit kompetent, njërit nga të dyshuarit madhor i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa tre të tjerët të moshës së mitur janë liruar në procedurë të rregullt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy