Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

by Nexhat

E ashtuquajtura ‘zyre për Kosovën’’ ka konfirmuar arrestimin e Igor Popoviqit. Siç eshte raportuar më herët, ky i fundit është arrestuar pas një fjalimi të mbajtur në Rahovec ku ka përdorur gjuhë të ashpër anti UÇK.

Në komunikatë e lëshuar bëhet e ditur edhe se Petar Petkoviq ka njoftuar BE-në, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Popoviqit.

banner

Ndërsa më herët, burime të Express kanë thënë se Popoviq me deklaratën e tij ka nxitur urrejtje dhe përçarje.

‘‘Me deklarimet e tij, ai ka nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në Kosovë. Pas deklarimit të rastit nga ana e Institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës, tani ai është arrestu nga PK dhe do të dëbohet nga Kosova dhe do t’i ndalohet hyrja ne Kosovë’’.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy